Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë sjell përballjen mes KF Shkëndija dhe FK Sileks, me dy trajnerët Jeton Beqiri dhe Aleksandar Vasoski që synojnë trofeun e shumëpritur.
Ndeshja finale do të zhvillohet më 20 maj, me fillim nga ora 20:00, në Toše Proeski Arena, aty ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe interesim i madh nga tifozët e futbollit.
Në pyetjen e gazetarit B.Musliu
“A kërkon Sileksi shpëtim nga kjo finale për të siguruar daljen në kualifikimet e Ligës së Europës?”
dhe:
“A do ta rikthejë Shkëndija krenarinë e tifozëve dhe qytetit të Tetovës që gjithmonë kanë dhënë gjithçka për klubin?” — të dy trajnerët shprehën respekt maksimal për kundërshtarin, por edhe uri të madhe për trofeun.
KF Shkëndija në këtë finale hyn pa dy futbollistë të rëndësishëm, Besart Ibraimi dhe Ronaldo Webster, ndërsa FK Sileks do të paraqitet me të gjithë futbollistët në dispozicion.
Megjithatë, skuadra tetovare mbetet e vendosur për ta fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë dhe për t’ua dhuruar gëzimin tifozëve të saj besnikë.
