Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

Zëvendësministri Admir Shabani mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të siguruara përmes Fondit Evropian të Paqes.

Gjatë këtij prezantimi u theksua se këto pajisje përfaqësojnë një mbështetje të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e gatishmërisë operative të Armatës, duke mundësuar pjesëmarrje më efikase në misione dhe operacione ndërkombëtare në kuadër të politikave të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri Shabani vlerësoi se ky investim është një dëshmi e qartë e partneritetit të fortë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes vendit dhe BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Përmes investimeve konkrete dhe vizionit të përbashkët, ne vazhdojmë të avancojmë kapacitetet tona mbrojtëse dhe të kontribuojmë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë,” u theksua në deklaratë.

Gjithashtu u shpreh mirënjohje për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të gjithë faktorët që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

You may also like...