Ali Ahmeti në Shuto Orizare: BDI mbetet e fortë
Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.
“Ky kuvend dëshmoi edhe një herë unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë sonë ndaj vlerave që e kanë bërë BDI-në forcën më të madhe dhe më të organizuar politike shqiptare në vend.
U zgjodhën organet dhe strukturat drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, si dhe Komiteti i Veteranëve. Të gjithë të zgjedhurve u uroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës sonë të përbashkët.
Shuto Orizarja sonte dërgoi një mesazh të qartë: Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i bashkuar, i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Së bashku vazhdojmë përpara, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë”, theksoi Ahmeti.
