Pas aksidentit, NPK Tetovë rikthen gjelbërimin në rrugën Industriale, mbillen 10 drunj të rinj
Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovë ka përfunduar punimet për rregullimin e hapësirës së gjelbër në Rrugën Industriale (Rruga \\\\\\\\\\\\\\\”Vidoe Smilevski Bato\\\\\\\\\\\\\\\”), e cila ishte dëmtuar si pasojë e një aksidenti.
Ekipet e NPK-së kanë intervenuar për rehabilitimin e plotë të zonës së prekur, duke rikthyer gjendjen e saj dhe duke përmirësuar pamjen e kësaj pjese të qytetit.
Në kuadër të punimeve është realizuar edhe mbjellja e 10 drunjve të rinj të llojit Acer, të cilët do të kontribuojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm e më estetik për qytetarët.
Nga NPK Tetovë theksojnë se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra mbetet një nga prioritetet e ndërmarrjes, me qëllim që qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i këndshëm për banorët.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe gjelbërimin urban, në mënyrë që investimet e realizuara të ruhen dhe të shërbejnë për të mirën e përbashkët.
