VLEN: Shasivari, Ferati e Sulejmani do drejtojnë me tre ministritë e reja
Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë figura që sjellin energji të re, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
Kështu, për postin e ministrit të Drejtësisë propozohet, profesori universitar Jeton Shasivari, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive propozohet Agon Ferati, ndërsa për ministër të Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani.
Në përbërjen e re qeveritare vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
VLEN vazhdon me vendosmëri rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro profesionale dhe një qasje të përgjegjshme në qeverisje.
Me këtë ekip, VLEN rikonfirmon përkushtimin për reforma, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve.
