Rezultoi jashtë çdo standardi higjenik, AKU mbyll mensën e Akademisë së Sigurisë pas helmimit të 56 studentëve

Disa ditë pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsuamuan ushqim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën e këtij institucioni.

Bëhet me dije se pas analizave të kryera nga AKU, mensa ka rezultuar se është jashtë kushteve normale higjienike dhe i është vënë shiriti.

Është kompania \”Sori Al\”, e cila furnizon mensën e akademisë së Sigurisë, me të cilën studentët ushqehen çdo ditë. Mensa pas analizave, ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik

Pas bllokimit të kësaj mense, kursantët e Akademisë do të nxjerren në praktikë, të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *