Naser Zenuni: Ka ardhur koha që komuna e Bërvenicës të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme lokale që pritet të mbahen në Komunën e Bërvenicës pas vdekjes së kryetarit të komunës, Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE, kanë nisur të dalin edhe qëndrimet e para politike për mënyrën se si duhet të garohet për drejtimin e komunës.
Kryetari i degës së Lidhjes Shqiptare në Komunën e Bërvenicës, Naser Zenuni, vlerëson se ka ardhur koha që komuna të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur.
\\\\\\\\\\\\\\\”Ka ardhur koha për rikthimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjidhja është një kandidat i pavarur\\\\\\\\\\\\\\\”, shkruan Zenuni.
Ai thekson se për shumë vite kandidatët për kryetar komune kanë ardhur kryesisht nga fshati Çellopek, ndërsa tani, sipas tij, është koha që mundësia t\\\\\\\\\\\\\\\’u jepet edhe fshatrave të tjera.
\\\\\\\\\\\\\\\”Ka ardhur koha që Çellopeku, si vëllai i madh, t\\\\\\\\\\\\\\\’u lëshojë rrugë fshatrave më të vegjël – Miletinës, Tenovës, Gurguricës dhe Radiovcës. Unë personalisht do t\\\\\\\\\\\\\\\’ia jepja këtë mundësi Gurguricës që të ketë përfaqësimin e merituar\\\\\\\\\\\\\\\”, thekson ai.
Sipas Zenunit, banorët e Gurguricës në çdo proces zgjedhor kanë dhënë mbështetje për partitë politike, por pa parë investime dhe rezultate konkrete në fshatin e tyre. Ai shton se nëse edhe kësaj radhe Gurgurica mbetet pa përfaqësim, kjo do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët.
Zenuni u bën thirrje faktorëve politikë të nxjerrin mësime nga zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025, duke theksuar se bashkimi dhe përfaqësimi i drejtë janë çelësi për një të ardhme më të mirë të Komunës së Bërvenicës.
Në fund, ai shprehet se Gurgurica është fshati i vetëm që mund të mobilizojë diasporën dhe madje të financojë ardhjen e saj për zgjedhje, duke shtuar se çdo zgjidhje tjetër do të ishte, sipas tij, \\\\\\\\\\\\\\\”fatale\\\\\\\\\\\\\\\” për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Bërvenicës.
