Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe përkrahje të fuqishme, kryetari dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, zhvilloi takime me banorët e “Lagjës së Dëshmorëve” në Baballoq dhe fshatin Prekolluk, ku prezantoi mesazhin e qartë të fitores dhe përkushtimit për zhvillim të qëndrueshëm.
“Fryma e fitores së Aleancës më 12 Tetor ndjehet gjithandej! Mikpritja, sinqeriteti dhe mbështetja që mora nga kjo lagje dhe ky fshat janë dëshmi se besimi është i thellë dhe i ndërsjellë,” u shpreh Ramosaj, i cili u mirëprit me entuziazëm nga qytetarët.
🔹 Lagjja e Dëshmorëve, simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare, vazhdon të jetë shtyllë e fuqishme e Aleancës;
🔹 Prekolluku, me përkrahjen e palëkundur, rikonfirmoi mbështetjen për vizionin dhe drejtimin e Ramosajt dhe AAK-së.
Takimet u zhvilluan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit, ku Ramosaj ka theksuar përkushtimin për punë konkrete, zhvillim të infrastrukturës, mbështetje për bujqësinë dhe përmirësim të shërbimeve publike në çdo cep të komunës.
🙏 “Faleminderit nga zemra për besimin tuaj. Do të vazhdojmë të flasim me punë!” përfundoi Ramosaj, duke rikonfirmuar se besimi i qytetarëve është motivi kryesor për punë edhe më të madhe në mandatin e ardhshëm.
