Autoritetet në Bahrein thonë se sulmet iraniane janë një përshkallëzim i rrezikshëm
Autoritetet në Bahrein i kanë cilësuar si përshkallëzim të rrezikshëm sulmet e fundit të Iranit ndaj këtij shteti.
Në një deklaratë të dielën nga Ministria e Jashtme e këtij shteti ka thënë se Irani kishte shënjestruar Bahreinin me një numër raktesh balistike e dronësh.
Sipas kësaj ministrie, Irani ka një politikë të qëllimshme dhe një model sistematik agresioni të përsëritur kundër sovranitetit të Bahreinit dhe sigurisë së qytetarëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka thënë më parë se kishte shënjestruar objektet amerikane në Bahrein dhe Kuvajt në hakmarrje për sulmet ajrore amerikane në bazat iraniane të shtunën.
Bahreini kishte aktivizuar sirenat disa herë këtë të dielë, sipas orës lokale dhe u kishte thënë banorëve të shkonin në një vend të sigurt.
Sipas këtij shteti, sulmet e Iranit përbëjnë një kërcënim për të gjitha shtetet në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, i cili përfshin gjithashtu Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke treguar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje midis tyre.
Ndërkohë, Komanda e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes së Bahreinit ka thënë se mbrojtja e saj ajrore kishte “kapur dhe shkatërruar me sukses një numër sulmesh ajrore të pabesë iraniane” dhe se të gjitha degët e forcave të armatosura janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë.
