19.1 C
Skopje
HomeLajmeReisul Ulema i BFI-së priti në takim kriminologun e njohur Rijad Bejtulla:...

Reisul Ulema i BFI-së priti në takim kriminologun e njohur Rijad Bejtulla: Diskutohet mbi krimin dhe ndikimin e fesë në shoqëri

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. fta. ef. Shaqir Fetai, ka pritur sot në një takim zyrtar akademikun dhe kriminologun e njohur, Rijad Bejtulla. Takimi u zhvillua në një atmosferë të lartë miqësore dhe institucionale, ku u trajtuan tema me interes të veçantë për sigurinë shoqërore dhe rolin e vlerave shpirtërore.

Gjatë këtij takimi, kriminologu Rijad Bejtulla dhe Reisul Ulema zhvilluan një bisedë të rëndësishme dhe të gjatë lidhur me fenomenin e krimit në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar. Një theks i veçantë iu kushtua rolit që luan feja dhe edukimi fetar si një shtyllë e fuqishme parandaluese kundër devijimeve shoqërore, krimit të organizuar dhe dukurive negative që kërcënojnë rininë dhe familjen sot.

Takimi u kurorëzua edhe me një shkëmbim dhuratash mjaft domethënëse:

Kriminologu Rijid Bejtulla i dhuroi Kreut të BFI-së një ekzemplar të librit të tij të fundit shkencor, *\”Krimi i Organizuar në Kontekst Rajonal dhe Ndërkombëtar\”*, një vepër me vlerë të lartë akademike që trajton në detaje strukturat dhe faktorët e këtij fenomeni.

* Nga ana tjetër, *Reisul Ulema efendi Fetai*, në shenjë respekti të thellë për kontributin e tij shkencor, i dhuroi kriminologut Bejtulla një *Kuran (Musaf) luksoz*, të punuar me mjeshtëri të lartë dhe detaje të arta.

Reisul Ulema e përgëzoi autorin Bejtulla për punën e tij voluminoze dhe kërkimet shkencore në fushën e kriminologjisë, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes fushës së shkencës dhe institucioneve fetare është i domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, të sigurt dhe me vlera të larta morale.

Lajmi i fundit