26.3 C
Skopje
HomeLajmePuseta e ujit për pijë në fshatin Zherovjan, me muaj të tërë...

Puseta e ujit për pijë në fshatin Zherovjan, me muaj të tërë pa kapak mbrojtës

“Kjo pesetë është i sistemit të ujit për pije të fshatit Zherovjan. Në këtë gjendje, pra i hapur ka mbetur që prej disa muajsh apo vitit të shkuar”.

Banorët thonë se kanë informuar komunën, por masa për mbulimin e të njëjtit nuk janë marrë.

“Vërtetë është një problem shqetësues andaj do duhet një adresim zyrtar te kryetari sepse nuk është ndonjë punë e madhe që të sanohyet problemi, por problemi më i madh është që të sigurohen kapakët sepse vidhen nga njerëz të papërgjegjshëm që pastaj nuk e di nëse i shesin apo çka bëjnë me to”, deklaroi Ismail Ferati, nga Bashkësia Lokale e Zherovjanit.

“Ka gati një vit që është e hapur, dhe valvula që lëshon ujin e fshatit është e dëmtuar. Ka gati një vit që kur e paraqita te ish kryetari i komunës por nuk u morën masa, e paraqita edhe tek kryetari aktual por nuk kanë intervenuar ende me pusetën. Ka rrezik që të vij deri tek infektimi i qytetarëve sepse shumica e tyre këtë ujë e pijnë”, tha një banor.

Nga komuna e Bogovinës, premtuan se problemi do të zgjidhet deri nesër.

“Po e marr personalisht si obligim dhe do e përcjell ndërmarrjen që menaxhon me ujërat dhe sanimi do bëhet sa më shpejtë të mundet, mbase sot. Apeloj qytetarët sepse është fenomen vjedhja e kapakëve të pusetave që kur të ketë ndonjë rast të na njoftojnë në kohë”, u shpreh Feti Abazi, Kryetar i komunës së Bogovinës. /Alsat.mk

Banorët e fshatit Zherovjan të komunës së Bogovinës ankohen edhe për gjenden e keqe të rrugëve të fshatit dhe mos mirëmbajtjen e trotuareve./alsat.mk

Lajmi i fundit