15.8 C
Skopje
HomeLajmePublikohen dokumente të reja të dosjes Epstein, përfshihet edhe një vajzë nga...

Publikohen dokumente të reja të dosjes Epstein, përfshihet edhe një vajzë nga Tirana

Dokumente të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë të dhëna lidhur me një vajzë nga Tirana, e cila rezulton se ka aplikuar për një pozicion si asistente personale.

Sipas materialeve, emaili i vajzës, E. Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017, ku ajo shpreh interes për punën dhe pyet nëse mungesa e saj në SHBA do të ishte problem. Në përgjigje, i është kërkuar të dërgojë tre foto dhe CV-në e saj.

Dokumentet tregojnë se Terziu i ka dërguar fotot, dhe më pas është kontaktuar Jeffrey Epstein. Në komunikimin e mëvonshëm thuhet se vajza ishte 21–22 vjeç, jetonte në Paris, ndërkohë që në CV rezultonte se ndodhej në Tiranë. Përveç CV-së dhe fotove, në listën e bashkëngjitjeve rezulton se ajo ka dërguar edhe një video aplikimi.

Materialet e publikuara hedhin dritë mbi mënyrën se si disa nga aplikimet për pozicione personale janë trajtuar brenda rrjetit të Epstein.

Lajmi i fundit