15.8 C
Skopje
HomeLajmeEl Hilali shtroi iftar në Prespë

El Hilali shtroi iftar në Prespë

OH “El Hilal” vazhdoi organizimin e iftareve të përbashkëta edhe në Prespë. Në bashkëpunim me degët e saj në Manastir dhe Resnjë, si dhe me Shoqatën “22 Nëntori” nga Manastiri, në pushimoren Pretor u shtrua një iftar ku morën pjesë fëmijë, arsimtarë veteranë dhe veprimtarë humanitarë.

Në këtë iftar, ku u bashkuan shumë kategori në frymën e vlerave të Ramazanit, për anëtarët e familjeve në nevojë u ndanë edhe dhurata për Bajram në garderobë, si dhe ndihma humanitare në pako ushqimore.

Në këtë natë të bukur buzë liqenit ishte i pranishëm edhe kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi, së bashku me përfaqësuesit e degëve nga Tetova, Kërçova, Struga dhe Ohri. Përmes këtij iftari, në një atmosferë të Ramazanit, patën mundësi të takohen shumë veprimtarë nga qytetet e Manastirit dhe Resnjës, si dhe mysafirë të ardhur nga Struga dhe Ohri, të cilët shkëmbyen përvoja nga e kaluara dhe ndërtuan ura bashkëpunimi edhe për të ardhmen.

Kjo ishte edhe njëra nga idetë kryesore të El Hilalit gjatë organizimit të këtij iftari në këtë pjesë të vendit.

Lajmi i fundit