20.7 C
Skopje
HomeLajmeAriana Musliu-Shoshi në Istog: Pensionistët janë udhërrëfimi dhe vlera e shoqërisë sonë

Ariana Musliu-Shoshi në Istog: Pensionistët janë udhërrëfimi dhe vlera e shoqërisë sonë

Kandidatja e PDK për deputete Ariana Musliu-Shoshi ka zhvilluar një takim të ngrohtë në Istog, ku bashkë me kryetarin e degës, Ali Nimanaj, profesorë dhe miq të saj, ka ndarë kafen e mëngjesit në një atmosferë miqësore dhe plot respekt.

Musliu-Shoshi ka vlerësuar lart kontributin e brezit të pensionistëve, duke theksuar se sakrifica, dija dhe përkushtimi i tyre kanë qenë themel i rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë.

“Vlerat dhe përvoja e tyre mbeten udhërrëfim për ne”, është shprehur ajo, duke shfaqur mirënjohje të veçantë për profesorët dhe gjeneratat që kanë kontribuar ndër vite për vendin.

Takimi në Istog u pa edhe si një vazhdim i afërsisë së Musliu-Shoshit me qytetarët dhe strukturat lokale të PDK-së, në kuadër të aktiviteteve dhe mobilizimit politik të partisë.

https://www.facebook.com/share/p/1CatdjEmYr/

Lajmi i fundit