28.3 C
Skopje
HomeLajmeAli Ahmeti kujton Komandant Tigri në 25-vjetorin e rënies së tij

Ali Ahmeti kujton Komandant Tigri në 25-vjetorin e rënies së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, përmes një postimi publik.

Ahmeti e cilësoi Komandant Tigri si një nga figurat më të lavdishme të luftës kombëtare shqiptare dhe hero të tri ushtrive çlirimtare shqiptare, duke theksuar se ai u bë simbol i guximit, sakrificës dhe vendosmërisë për liri.

“Sot, në 25-vjetorin e rënies, përkujtojmë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gjeneral Fadil Nimanin – Tigri, Komandant i Brigadës 113 ‘Ismet Jashari-Kumanova’”, shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se Komandant Tigri jetoi dhe luftoi me idealin dhe dinjitetin kombëtar, duke qëndruar gjithmonë në vijën e parë të betejës, ndërsa shtoi se rënia e tij heroike mbetet amanet për brezat që të mos harrojnë çmimin e lirisë.

“Lavdi e përjetshme Komandant Tigrit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon mesazhi i Ahmetit.

Lajmi i fundit