Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89

Milazim Bajraktari, i njohur si “Ximi”, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar. Kapiteni i Trepçës ’89 zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës, duke u shfaqur si lider i vërtetë dhe një prej lojtarëve më të dalluar në fushë.

Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, si Skënderbeu, Partizani, Elbasani e Besa e Kavajës, por edhe të skuadrave të njohura kosovare si Prishtina, Drita dhe Ferronikeli.

Me karakter, përkushtim dhe cilësi të padiskutueshme, Bajraktari është kthyer në një simbol të Trepçës ’89 dhe një futbollist që çdo klub do ta dëshironte në radhët e veta. Tashmë pritet vendimi i tij për hapin e radhës në karrierë.

You may also like...