Abazoviq kryeson listën e politikanëve me një rejting neto pozitiv prej 37 për qind
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazović, vazhdon të gëzojë mbështetjen më të lartë personale në skenën politike malazeze, sipas një hulumtimi të opinionit publik të realizuar gjatë javës së parë të qershorit 2026, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve të publikuara nga portali “24kroz7”, Abazoviq kryeson listën e politikanëve me një rejting neto pozitiv prej 37 për qind, duke u renditur përpara kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajić, i cili ka një rejting neto prej 25 për qind.
Në vendin e tretë renditet lideri i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knežević, me 14 për qind mbështetje neto.
Ndër figurat e tjera politike me bilanc pozitiv të vlerësimit publik janë edhe ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović me 12 për qind, lideri i Aleancës Evropiane, Boris Mugoša me 10 për qind dhe kryetari i DPS-së, Danijel Živković me 5 për qind.
