20.7 C
Skopje
HomeLajmeArflet Selmani përfundon xhirimet e projektit të ri muzikor me vajzën e...

Arflet Selmani përfundon xhirimet e projektit të ri muzikor me vajzën e tij

Këngëtari i muzikës popullore dhe folklorike, Arflet Selmani, ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri muzikor, një duet me vajzën e tij, Etnikën.

Selmani ka falënderuar artistët dhe bashkëpunëtorët nga Kosova dhe Shqipëria që u bënë pjesë e këtij projekti, duke vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e tyre.

Projekti i ri pritet të publikohet së shpejti dhe të sjellë një frymë të veçantë për adhuruesit e muzikës popullore shqiptare.

Lajmi i fundit