16.2 C
Skopje
HomeLajmeStruga në aksion para sezonit turistik, vazhdojnë punimet për sinjalistikën rrugore

Struga në aksion para sezonit turistik, vazhdojnë punimet për sinjalistikën rrugore

Komuna e Strugës ka intensifikuar punimet në terren për përmirësimin e sinjalistikës rrugore në qytet dhe zonat përreth, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Nga komuna bëjnë të ditur se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat përballet pushteti lokal, ekipet janë të angazhuara çdo ditë për të krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët që pritet të frekuentojnë Strugën gjatë muajve të verës.

“Ndryshimet nuk bëhen me fjalë, por me punë konkrete që shihen në çdo rrugë e lagje”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës.

Punimet përfshijnë vendosjen dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, me qëllim rritjen e sigurisë, rregullit në trafik dhe funksionalizimin më efikas të infrastrukturës rrugore.

https://www.facebook.com/share/p/1MUeXvDtYZ/

Lajmi i fundit