22.8 C
Skopje
HomeLajmeQeveria “harron” në qeli të burgosurit! Amnistia e “ngrirë”, ministri tregon se...

Qeveria “harron” në qeli të burgosurit! Amnistia e “ngrirë”, ministri tregon se ç’do të ndodhë në vijim

Amnistia penale vijon të mbetet e ngrirë dhe në pritje të miratimin nga ligjvënësit shqiptarë me qëllim për të marrë dritën jeshile për zbatimin e saj.

E teksa në një kohë kur të gjithë të burgosurit janë “sy e veshë” nga Kuvendi, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është pyetur së fundmi nga gazetarët sa i përket vijushmërisë së kësaj nisme e cila u miratua pikërisht me “bekimin” e socialistit kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij Lamallari u shpreh se se ai ka qenë nismëtar i draftit dhe se ndihet i kënaqur që propozimi i tij ka marrë mbështetjen e qeverisë, mirëpo nuk dha një datë apo afat kur dhe kjo amnisti do të kalojë në Parlamentin shqiptar. “Amnistinë penale kam qenë nismëtar dhe isha i lumtur që ai draft gjeti mbështetjen e qeverisë. Kështu u përmbush ai angazhim i imi. Janë mijëra persona që përfitojnë nga kjo amnisti.

Dhe unë uroj shumë që parlamenti shqiptar ta kalojë sa më shpejt këtë draft me mënyrë që përfitimi real për shumë qytetarë që janë si paraburgim, shërbim prove e të tjerë të përfitojnë nga dispozitat e draftit. Kaq mund të them. Jam ndjerë shumë krenar për këtë nismë dhe qeveria shqiptare e ka miratuar këtë draft”, u shpreh Lamallari.

Lajmi i fundit